Kardinali Dom Ernest Troshani ka zgjedhur famullin e Trushit aty ku ka shërbyer për vite të tëra për të kremtuar meshën e shenjtë të Krishtlindjeve.
Përpara besimtarëve të krishterë Eminenca e tij Dom Ernest Troshani ka bërë apel që të mos humbet feja e shpresa në popull pasi lindja e Krishtit simbolizon lindjen e jetës, shpresës, dashurisë dhe paqes.
Mesha e kësaj krishtlindje ka qenë e veçantë për banorët e fshatit Trush pasi ajo është celebruar nga Kardinali i dytë në historinë e kishës shqiptare Dom Ernest Troshani.
Kardinali Dom Ernest Troshani bëri thirrje për paqe e harmoni jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën e cila nuk po kalon ditë të qeta.