Ora News - Kërcënimi për ambasadën ruse, Loka: Masa të shtuara sigurie

2017-02-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë mbetet nën masa të rrepta sigurie pas vrasjes së ambasadorit në Turqi dhe zbulimit të një dokumenti sipas të cilit përfaqësia diplomatike në kryeqytetin shqiptar është në listën e shënjestrave të Shtetit Islamik
Loka: Ambasada ruse patjetër është në qendër të vëmendjes të strukturave të drejtorisë vendore të Policisë Tiranë, por edhe të drejtorisë së Policisë së Shtetit. Me sigurimin e saj merren jo vetëm ato të dukshmet, ato që shohin qytetarët e thjeshtë që janë policët me uniformë, por janë shumë struktura që veprojnë në funksion të garantimit të sigurisë së personelit të kësaj ambasade, por edhe të vetë ambasadave të tjera në vendin tonë.
Prej ditësh policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar për të garantuar rendin e sigurinë gjatë festave të fundvitit. Për këtë Lokaj tha se janë shtuar rreth 1 mijë efektivë policie në terren dhe 50 sportele në pikat kufitare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/festat-loka-1-mije-police-me-shume-dhe-rreth-50-sportele-ne-kufi/

Free Traffic Exchange