Report TV - Vendimi i gjykatës/Aldi Lleshaj kanosi me armë 1 person, u lirua

2017-02-25 11

Aldi Lleshaj, 20-vjeçari i cili dy ditë më parë plagosi në sy me armë zjarri punonjësin e policisë rrugore Nikolin Gjergji, rezulton të jetë person me precedent penal.

Lleshaj grabiti një automjet tip ?Porsche?, ndërsa për t'i shpëtuar postbllokut të policisë, qëlloi me armë në drejtim të punonjësit të policisë rrugore, duke i rrezikuar atij seriozisht jetën.

Shqiptarja.com ka siguruar vendimin e Gjykatës së Kurbinit, e cila liroi të riun problematik ndonëse kishte plagosur me mjete të forta një person dhe e kishte kanosur për jetën.

Në vendimin e datës 12 tetor të këtij viti, dhënë nga gjyqtari Aurel Arapi, grabitësit Lleshaj i është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndonëse ndaj tij rëndonin 2 akuza.