Report TV - Koncerti festiv për Krishtlindjet Veliaj: 2017-a, vit pune e solidariteti

2017-02-25 0

Për të dytin vit radhazi, me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert të madh festiv në sheshin "Shën Tereza" në kryeqytet, ku po marrin pjesë muzikantë të njohur si dhe tenorët Armando Kllogjeri, Kastriot Tusha dhe Marjana Leka

Kryebashkiaku Erion Veliaj përveç urimeve për Krishtlindjen, ka folur edhe për punën e Bashkisë gjatë këtij viti dhe për vitin e ardhshëm.

"Uroj që për të gjithë vitin tjetër, siç kemi pasur një dhjetor fantastik solidaritetit, të kemi një vit 2017-e, vit pune, solidariteti dhe dashurie për njëri-tjetrin. Garantoj qytetarët e Tiranës që bashkia do të jetë në gatishmëri të plotë gjatë festave. Bashkia e Tiranës do t'i sigurojë qytetarëve festa të gëzuara. Secili prej nesh, me dashurinë që sjellin krishtlindjet dhe viti i ri, mund të jetë një qytetar më i mirë", u shpreh Veliaj.

Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, në koncertin festiv nuk mungojnë as perla të muzikës botërore si ?New York ? New York?, ?You know I am no good? por edhe këngët shqiptare, si ?Moj e bukura more? apo ?Kur më vjen burri nga stani?.

Tenori Armando Kllogjeri dhe sopranoja Majrana Leka nën shoqërinë e orkestrës së UniArteve dhe korit të Liceut Artistik do të sjellin për kryeqytetasit edhe pjesë të zgjedhura nga opera ?Turondot? e Giacomo Puçini-t apo opera ?La Traviata?e Giuseppe Verdit.

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga kori i fëmijëve të cilët do të sjellin një kolazh të këngëve të Krishlindjeve ndërsa koncerti do të mbyllet me një video promocionale për Tiranën, por dhe urimin e kryetari të Bashkisë, Erion Veliaj për çdo qytetar të Tiranës por edhe Shqipërisë në këtë fundvit.