Jemi mësuar që këngën tradicionale ?Ja na erdhi Viti i Ri? ta dëgjojmë nga vogëlushët në prag të festave të fundvitit,por këtë herë ajo vjen ndryshe për publikun shqiptar.
Ambasadori amerikan Donal Lu dhe stafi i ambasadës amerikanë janë bërë bashkë me grupin Alar Band për ta sjellë ndryshe urimin e tyre për festat.
I njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta në gjuhën shqipe për klasën politike shqiptare, ambasadori Donald shfaqet shumë natyrshëm edhe në këndim po në gjuhën shqipe.
Instrumentet muzikore të fëmijëve si daulle dhe kitare këtë herë u luajtën nga Ambasadori Lu, stafi i tij dhe grupi Alar Band.
Ky I fundit vetëm pak jave më parë fitoi çmimin e TV Klanit, në finale e Këngës Magjike./ TV KLAN