Tkurret kredia e re për ekonominë

2017-02-25 0

Kredia për ekonominë vazhdon të pësojë rënie. Në muajin tetor jo vetëm që nuk pati një zgjerim të portofolit të kredisë, por ka ndodhur fenomeni i rënies së huave totale që japin bankat.

Krahasuar me muajin shtator, ky portofol u ngushtua me 60 milion dollarë. Në strukturën e dhënies së kredive nga ana e bankave, shihet ngushtë i lidhur faktori i kredive me probleme.

Bankat janë orientuar më shumë në dhënien e borxhit në formën e overdraftit apo dhe huave afatshkurtra deri në 1 vit.

Kjo kategori renditet e dyta pas asaj të kredive me afat shumëvjeçar. Borxhet që merren në banka në afate të shkurtra kanë interesa më të lartë dhe tregojnë një situatë emergjente të bizneseve për likuiditet. Shumica e kësaj huaje zotërohet nga korporatat e mëdha.

Institucionet financiare vijojnë të kërkojnë adresimin e çështjes së kredive të këqija të cilat po mbajnë peng sistemin bankar. As emetimi i eurobodit nga ana e qeverisë nuk ndihmoi në zgjidhjen e kësaj situate. / TV KLAN