Policia e Cërrikut ka arrestuar një 58-vjeçar. Në pranga ka përfunduar Meti Bozi, ndërsa ndaj tij ka një dënim me burgim të përjetshëm.
Ai është pjesëmarrës në atë që njihet si Masakra e Cërrikut. Ai njihet si organizatori i kësaj masakre, në vitin 1997, ku mbetën të vrarë 6 punonjës të Gardës. Në pranga ka rënë edhe Skënder Cano, 61 vjeç, i dënuar me 13 vite burg po për këtë masakër.