Rreth 20 mijë banorë të Selitës, në njësinë 5 tashmë do të përfitojnë nga rikonstruksioni o plotë i rrugës së ?Zallit?.
I pranishëm në nisjen e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se investimi infrastrukturor në këtë zonë, do e integrojë këtë pjesë informale të kryeqytetit me pjesën tjetër të qytetit
Erion Veliaj: Ne shohim përpara duke bërë investim, i cili lidh autostradën e re të Kombinatit ushqimor me Farkën, me të gjithë lagjet e banuara. Pra, kemi filluar që tani të punojmë për degëzimet që në të njëjtën kohë kur hapet autostrada në verë, të jetë hapur edhe rruga që është by-pass-i dhe rrugët lidhëse nëpër lagje. Siç e keni vënë re këtu jemi duke lidhur disa projekte bashkë, nuk bën sens që të kemi disa ishuj të izoluar të urbanizimit, nëse nuk lidhen të gjitha lagjet me njëra tjetrën dhe kjo është pjesa e fundit e 4-5 blloqeve ku po investojmë për të sjellë një urbanizim total.
Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt edhe në këtë zonë do të vendosen koshat e rinj të mbetjeve, në mënyrë që edhe kjo lagje t'i bashkohet pjesës tjetër të Tiranës për ndarjen e mbetjeve në burim./ TV KLAN