http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar udhëheqësit e të gjitha partive të tjera shqiptare në Maqedoni, që t?i bashkohen një takimi të përbashkët të organizuar prej tij. Takimi është caktuar te mbahet ne Shkup kete te shtune. Ftesat i jane dërguar te gjitha partive shqiptar dhe ne qendër te bisedimeve pritet te jene zhvillimet politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Megjithatë, nuk ka ende nje konfirmim nga ana e partive shqiptare nëse do t?i përgjigjen pozitivisht ftesës se BDI-se. Vetëm levizja Besa ka reaguar per kete çështje, duke u shprehur se strukturat e partisë do te vendosin se çfarë përgjigje do te kthejnë. Ndërsa pritet rivotimi i se dielës ne Tearce, forcat politike shqiptare ende nuk janë pozicionuar ne lidhje me koalicionin e ardhshëm qeverisës. Edhe ne radhët e partive maqedonase, ende nuk ka nje vendim per qeverinë. Forcat politike kane deklaruar se do te presin certifikimin e zgjedhjeve dhe me pas do te marrin një vendim per koalicionet.