Report TV - ‘Banda e Niklës’, si i zunë pritë furgonit me hashash e atentati

2017-02-25 9

TIRANË-?Arrest me burg? për Bandën e Niklës caktoi sot Gjykata e Krujës për 9 persona, një prej tyre ende në arrati.

Prokuroria e Krujës kërkon cakimin e masës së sigurisë ?arrest me burg? për disa persona, pjesa më e madhe e të cilëve u ndaluan dy ditë më parë në bazë të Urdhërit të Ndalimit të Prokurorit, pasi dyshohen se janë autorë të disa veprave penale, si ?vrasje me paramendim?, e mbetur në tentativë, ?Shkatërrim prone me eksploziv, ?Vjedhje me dhunë?, ?Armëmbajtje pa leje? dhe ?Prodhim e shitje lëndësh narkotike?.