Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Bashkimit Evropian ka ndarë një fond prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë, grand i cili do të mbështesë vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Programi synon mbështetjen në luftën kundër korrupsionit dhe reformës në gjyqësor.
?Programi ndjek politikën e zgjerimit ?në fillim parimet? duke u fokusuar në fushat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, qeverisjes së mire, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Ai mbështetet në programet 2014 dhe 2015 në kuadrin e Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësim (IPA II), që arrin në një total prej 649.4 milionë Euro për Shqipërinë gjatë periudhës 2014-2020?, thuhet në njoftimin e BE-së.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/be-ndan-90-mln-euro-per-shqiperine-prioritet-gjyqesori/