Report TV - Rama: PS gati për mandatin e dytë, aleancë strategjike me LSI

2017-02-25 0

TIRANE- Asambleja e Partisë Socialiste krahas vendimeve që mori i dha mundësinë kreut të qeverisë, Edi Rama, të rikonfirmojë koalicionin me LSI-në në 2017-ën. Ky është një koalicion strategjik, deklaroi Rama, duke pohuar nga ana tjetër se brenda radhëve të PS-së ka nga ata që nuk e duan.

Në fjalimin e gjatë të kreut të PS-së, kishte dhe një vend për Kelmend Balilin, që sipas Ben Blushit dhe PD-së, nëse arrestohet hedh në erë qeverinë. Pasi analizoi të gjitha reformat e këtij mandati, Rama theksoi se qeveria po planifikon të arrijë një rritje ekonomike prej 3 % në vitet e ardhshme.

Free Traffic Exchange