http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përdorur votimin e se enjtes per shtyrjen e ligjit te lojërave te fatit per te treguar se qeveria nis aksione vetëm per te kontrolluar nje treg te caktuar e me pas harron çdo premtim. Sipas Bashes, i gjithë biznesi i bixhozit është ne dorën e qeverise dhe klientëve te saj dhe ky ishte motivi kryesore per shtyrjen e ligjit.?Operacioni kundër lojërave të fatit pati një qëllim; futjen në dorë të lojërave të fatit dhe bixhozit nga familjarët dhe klientët e tij. Tani që ka shti në dorë gjithë bixhozin e Shqipërisë, Edi Rama nuk ka më interes t?i largojë. Bixhozi shqiptar xhiron 600 mln dollarë në vit?.Filozofia e koncesioneve ne shëndetësi sipas Bashes është e njëjte, qeveria kërkon t?u marre para qytetareve per t?ua dhëne klientëve te saj dhe shembulli tipik është koncesioni i laboratorëve.?Mbi 10 mln dollarë ne vit do të shkojnë në xhepin e klientit të Ramës. Shqiptarët paguajnë 1 mln dollarë në vit, ndërsa Edi Rama ia dhjetëfishon klientit të tij.?Këto janë disa prej arsyeve per te cilat lideri i opozitës ka kërkuar qe 18 qershori te shënoje rrëzimin e qeverise se drejtuar nga kryeministri Edi Rama.