Koço Kokëdhima ka mbajtur fjalën e fundit para Asamblesë së PS si Sekretar i Emigracionit, pasi vendosi që të largohet, teksa fati i tij ishte parashikuar, pasi do të shkarkohej pas kërkesës së Kryesisë.
Pas fjalimit në Asamble, Kokëdhima u shpreh për mediat se do të vazhdoj lëvizjen në PS.
"Do të vazhdoj lëvizjen time në PS, po përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme" deklaroi ai.
Report Tv zbardhi dokumentin që kërkonte shkarkimin e Koço Kokëdhimës. Sipas këtij dokumenti Koço Kokëdhima prej muajsh ka përdorur retorikë përçarëse brenda Partisë Socialiste.
Në këtë dokument thuhet se aktiviteti i Kokëdhimës është i shkëputur nga kuadri i partisë.
"Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Kocci Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant ne bazën e partisë me retorikën përccarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialiste.