Opinion - Dekriminalizimi: ja tre emrat e pare! (22 dhjetor 2016)

2017-02-25 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Flamur Vezaj, Artan Hoxha, Artur Zheji, Oerd Bylykbashi, Theodhori Sollaku, Shkëlqim Selami, Alfred Peza, Rovena Gashi

kronike e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-dekriminalizimi-ja-tre-emrat-e-pare/

Gazetari i ?ABC News?, Flamur Vezaj në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ka theksuar se kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi ka falsifikuar katër formulare të deklarimit të dekriminalizimit. Vezaj tha, sipas Prokurorisë, Roshi nuk ka deklaruar katër raste të precedentëve të tij kriminal të supozuara se janë kryer jashtë vendit. Më tej, ai deklaroi se sipas Prokurorisë rezulton se nuk ka deklaruar në formularin për dekriminalizim, një dënim për rastin e një përdhunimi të një minoreneje në grup, në vitin 1995 në Itali. "Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër, në muajin prill të vitit 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil. Në 14 maj të vitit ?93 ai është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar katër muaj më vonë. Në korrik të vitit 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil po në Zvicër dhe në gusht të ?97 është dëbuar sërish. Në vitin 2015 DEA amerikanë ka informuar autoritetet zvicerane se po hetojmë një shtetas të quajtur Enver Roshi për trafik droge dhe pastrim parash." Vezaj, bëri me dije, se duke i referuar të dhënave të Prokurorisë, Elvis Roshi nuk i ka deklaruar këto të dhëna në formularin e dekriminalizimit.

Lidhur me këtë Artan Hoxha, gazetar i ?News 24? ka thënë se Prokurori ka marrë tre emrat që përfshijnë të treja partitë kryesore. PS, PD dhe LSI. ?Në rast se për çështjen Balili u prit 7 muaj, siç e ka legjislacioni shqiptar, pse për rastet e këtyre nuk është pritur? ?Unë e kam pritur prej kohësh që Prokuroria të reagonte , por në rastin konkret ata kanë gjetur një zgjidhje perfekte. Kanë gjetur tre përfaqësuesit nga 3 partitë kryesore parlamentare shqiptare. Një nga PS, një nga PD dhe një nga LSI, për të qënë të balancuar të tre. Prandaj nuk shkon kjo histori, duket që ka një kleçk mbrapa. Ata i kanë implikuar të treja partitë politike për të thënë që janë në rregull?, është shprehur Hoxha.

Analisti Artur Zheji, ka deklaruar në studion e Opinion, se njerëzit që favorizohen më shumë nga politika për të marrë poste shtetërore, janë individë me të shkuar të dyshimtë. Sipas tij, kjo ndodh, për faktin se ata njerëz janë të fuqishëm në terren dhe kanë aftësinë të mbledhin një numër shumë të madh votash për partitë politike. Ndërsa, kjo e fundit, -tha ai- nuk interesohet aspak për burimin e pasurisë apo të shkuarën e tyre, por u interesojnë votat që ata marrin. ?Ky është ai qeni që kafshon bishtin e vet. Nga njëra anë na duhen këta njerëz se marrin vota, nga momenti që këta marrin vota, ata kërkojnë favore të ndryshme, minimialisht duan të riciklojnë origjinën e parave të tyre. Dhe në një moment të caktuar, vjen një standard i ri, siç ë...