Report TV - “Nuk doja të vrisja policë”. Flet grabitësi 20-vjeçar i penduar

2017-02-25 0

TIRANE-?Nuk doja të vrisja policin, qëllova pasi u tremba dhe doja të largohesha?. Eshtë kjo dëshmia e dhënë nga Aldi Lleshi, 20-vjeçari i cili plagosi një ditë më parë oficerin e policisë, pasi më herët kishte grabitur një makinë.

I riu është shprehur i penduar para policisë, duke thënë së donte vetëm që të vidhte lekët dhe të grabiste makinën.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Laç, ku Aldi Lleshi qëlloi në drejtim të policisë, e cila kishte ngritur një postbllok dhe plagosi efektivin Nikolin Gjergji.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 20-vjeçari në qendër të qytetit të Laçit nën kërcënimin e armës i ka grabitur makinën peshkatarit M.K. Më pas ai është drejtuar drejt autostradës së Milotit, por Policia i kishte ngritur postobllok. Pikërisht në këtë moment ai ka qëlluar në drejtim të makinës së Policisë dhe një plumb rikoshet ka goditur në faqe efektivin Nikolin Gjergji.

Free Traffic Exchange