Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parlamenti në seancën e fundit për këtë sesion, vetëm me votat e mazhorancës miratoi amnistinë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 650 të burgosur në gjithë vendin. Opozita braktisi votimin duke theksuar se anistia synon të falë zyrtarët e korruptuar dhe me lidhje me krimin, tafikantet e drogës dhe ata që kanë manipuluar zgjedhjet.
Paralamenti i hapi rrugë faljes dhe lënies së qelive deri në fund të vitit për rreth 650 të burgosur në gjithë vendin, duke miratuar ligjin për amnistinë.
Opozita braktisi votimin, ndërsa mazhoranca arriti të konfimonte shumicën prej 84 votash falë ish-deputetit demokrat Mhill Fufi dhe deputetit të qarkut të Lezhës Armando Prenga.
Opozita paralajmëroi më herët votë kundër, me argumentin se amnistia fal trafikantët e drogës, krimet elektorale dhe zyrtarët e lartë në akuza për korrupsion apo deputetë në proces hetimi për krime të ndryshme.
Por Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, argumentoi se nga amnistia janë përjashtuar zyrtarët e denuar apo në hetim, ndërsa përfitojnë ata të burgosur për krime jo të rënda.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mazhoranca-kalon-me-84-vota-amnistine-manjani-i-keqardhur-per-opoziten/