Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, debatuan në Kuvend për situatën e kriminalitetit dhe trafikun e drogës në vend. Berisha akuzoi Tahirin si mbeshtetës të bandave dhe trafikant droge. Por Ministri i Brendshëm tha se ish-kryeministri hesht dhe nuk flet asnje fjalë për ligjin e vettingut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa akuzoi Partinë Demorkatike se beri çmos ta pengonte reformën.
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e Kuvendit akuzoi qeverinë si organizatë kriminale, ndërsa i bëri thirrje qyetarëve që të bashkohen për largimin e saj.
Berisha tha se Kryeministri mbron dhe është i lidhur me krimin, ndërsa akuzoi dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si të lidhur me trafikun e drogës.
Berisha: Ky është Edvin Shullazi që priste Shullazin në zyrë dhe i jepte porosi shko kërcënon Lul Bashën. A e shndërruat vendin në kanabistan, e shndërruat vendin në Kolumbi të Europës? A e dini ju se skafi i Saje Qorrit është sot mjeti më i fuqishëm i transportit të drogës nga Bishti i Pallës deri në Karaburun.
Berisha tha se sot shqiptarët janë të pa shpresë, ndërsa po marrin rrugët e emigrimit.
Berisha: Forumi Ekonomik Botëror ka dhënë statistikën më tragjike, shqiptarët renditen të dytët në botë për braktisjen e vendit të tyre, për numrin e qytetarëve që kanë braktisur vendin e tyre, 1.2 milionë.
Me Kryeministrin replikoi Ministri, Saimir Tahiri, i cili tha se ish-Kryeministri flet dhe hedh baltë për gjithçka, por hesht për reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-tahirit-trafikant-droge-ministri-liber-kane-shkruar-per-djalin-tend/