Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lajm i mirë për shqiptarët, fitore për ata që e mbështetën vettingun dhe dështim për ata që e kundërshtuan.
Ky ishte reagimi pak minuta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i Fatmir Xhafaj, që drejtoi reformën në drejtësi.
Xhafaj: E konsideroj një lajm të mirë, një lajm të mirë për aprovimin e sistemit. Është hequr një pengesë nga procesi i reformës. Për shkak se kjo ishte një betejat e radhës në gjithë këtë rrugëtim të reformës dhe është hapur rruga për të vazhduar me tej me vettingun. Është një fitore e të gjithë atyre që mbështetën fuqishim këtë proces në mënyrë të vecantë ligjin e vettingut dhe është dështimi që e kanë kundërshtuar këtë proces dhe kanë bërë përpjekjet nën dhe mbi tavolinë për ta frenuar. Është një dështim i merituar. Besoj se gjerat do të ecin normalisht. E di që do të ketë edhe vështirësi të tjera. Kam besim të plotë që gjërat do ecin mbarë.
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, pohoi se zhbllokimi i ligjit nga Kushtetuesja i hap rrugë nisjes së procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Vasili: Hapja e rrugës për Vettingu-n, hap rrugën për skanimin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra do të thotë se ecim në një rrugë që është thelbi i procesit për të pasur njerëz në pastër, të cilët do ta qeverisin këtë sistem gjyqësor të ardhshëm dhe mendoj që këtu kemi zgjidhur problemin themelor. Besoj se edhe të tjerat, në dritën e këtij vendimi, do të ketë edhe qasje të ekuilibruar dhe racionale për çështje të tjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reagimet-e-mazhorances-pas-miratimit-te-vettingut-nga-kushtetuesja/