Vetingu, “sizifi” i drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe ne zanafille, 2 vjet me pare; reforma ne drejtësi u konceptua mbi dy shtylla baze; e para vettingu i gjyqtareve dhe prokuroreve, e dyta ngritja e nje prokurorie, gjykate dhe Byrosë Kombëtare te Hetimit qe do te ishin përgjegjëse per te luftuar korrupsionin tek zyrtaret e nivelit te larte, te dyja shtylla qe do te mbikëqyren e asistohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Vettingu parashikon kontrollin e çdo prokurori dhe gjyqtari nga Prokurori i Përgjithshëm deri tek prokurori me i ulet; nga Gjykata e Larte dhe Kushtetuese deri tek gjyqtaret e shkalles se pare per 3 komponentë; per pasurinë, per lidhjet me figura te krimit dhe per aftësitë profesionale. Çdo magjistrat qe nuk e kalon vettingun humbet vendin e punës, çdo person qe ka ambicie te punësohet ne nje nga organet e sistemit te drejtësisë duhet te kaloje me pare vettingun. Ishin ndërkombëtaret ata qe kembengulen qe vettingu duhej te ishte pjese e Kushtetutës ne mënyre qe askush te mos kishte mundësi ta godiste ne gjykate e ta shfuqizonte ate. Ne 30 gusht parlamenti u mblodh ne nje seance te jashtëzakonshme per te miratuar ligjin e vettingut qe detajonte procedurat se do te realizohej vettingu per 5 vitet e ardhshme. Opozita nuk dha dakortesine e saj per kete ligj dhe 30 gushti ishte hera e fundit qe ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu shkoi ne selinë e Partisë Demokratike ne nje përpjekje te fundit per te lobuar per reformën ne drejtësi. Ligji i miratuar vetëm me votat e shumicës hyri ne fuqi ne heshtje, pasi presidenti nuk e firmosi dekretin; dhe pas kësaj Partia Demokratike e goditi vettingun ne Kushtetuese. Pretendimi i opozitës ishte se institucione qe kontrollohen nga maxhoranca, si Inspektorati i Deklarimit te Pasurive apo Drejtoria e Sigurisë se Informacionit te klasifikuar kane marre kompetenca ne tejkalim te parashikimeve kushtetuese e rrezikojnë qe vettingu te përdoret politikisht nga qeveria. 8 anëtaret e Kushtetueses vendosen pezullimin e ligjit te vettingut deri ne vendimmarrjen përfundimtare, duke iu drejtuar Komisionit te Venecias per nje opinion per pretendimet e PD. Pezullimi i ligjit te vettingut ndikoi edhe ne procesin e integrimit te Shqipërisë ne BE, pasi Komisioni Europian ne 9 nëntor vuri ne dukje se negociatat per anëtarësimin do te hapen vetëm kur te nise zbatimi i vettingut e reformës ne drejtësi. Ndërsa pritej mendimi i eksperteve te Venecias, opozita lëshoi alarmin se ligjit i vettingut dhe Kushtetuta qe i ishte dërguar Venecias ishin përkthyer gabim ne gjuhen angleze. Partia Demokratike vlerësoi se këto gabime ne përkthim mund te çonin ne nje vendimmarrje te gabuar te eksperteve te Venecias. atëherë Gjykata Kushtetuese realizoi edhe njëherë përkthimin e ligjit dhe ia nisi serish Komisionit te Venecias, edhe pse per te gabimet nuk ishin thelbësore. Ne 10 dhjetor, Komisioni i Venecias miratoi opinionin per ligjin e vettingut dhe konkluzionet e këtij ...

Free Traffic Exchange