Të tjerë zyrtarë në hetim për lirimin e Lulzim Berishës

2017-02-25 0

Pas arrestimit të drejtorit të burgut të Durrësit Astrit Kotaj dhe shpalljes në kërkim të juristit të këtij institucioni Teodor Labi të tjerë zyrtarë dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën në rastin e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës. Për prokurorinë e Durrësit dy zyrtarët kanë llogaritur në mënyrë të paligjshme kohën e qëndrimit në burg për Berishën. Sipas, prokurorisë ai duhet të qëndronte edhe 2 vjet e 7 muaj të tjerë në qeli.

Megjithatë, për grupin hetimor, dijeni për këtë llogaritje të gabuar të viteve të burgut ka pasur edhe prokurori i ekzekutimeve në prokurorinë e Durrësit. Veprimet e tij po verifikohen për ta parë më pas nëse ai ka përgjegjësi penale.

Gjithashtu në sitë po kalojnë vendimet e disa gjykatave të cilat i kanë ulur dënimin Lulzim Berishës. Gjykata e Krujës dhe e Durrësit kanë bërë disa ulje për arsye të ndryshme siç është sjellja e mirë në ambientet e burgut. Prokuroria dyshon se në disa raste Berishës i është ulur dënimi duke shkelur ligjin. Për këtë arsye të gjitha vendimit janë duke u parë me imtësi nga prokurorët.

Në hetim është përfshirë edhe bashkia e Durrësit e cila ka lëshuar një garanci per lirimin nga burgu te tij duke i ofruar punësim.

Lulzim Berisha i cilësuar si ish-kreu i bandës së Durrësit ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate për ulje dënimi. Ai u dënua fillimisht me burg përjetë, me pas vendimi u ul në 25 vjet, por ai bëri vetëm 10 vjet burg dhe u lirua me kusht 6 vjet përpara se t?i përfundonte afati i dënimit.

Tv Klan