Rriten fondet për investime dhe shpërblime

2017-02-25 0

Janë 90 milionë dollarë që qeveria ka rishpërndarë me aktin normativ të buxhetit, të miratuar së fundi. Kryeministria ka shkrutuar buxhetin vetjak duke e zbritur atë me 10 milionë dollarë dhe të disa institucioneve të tjera si Kuvendi dhe Prokuroria.

Me këtë nismë, Ministria e Financave ka bërë rishpërndarjen e fondeve, duke patur si prioritare dy fusha: paketën e solidaritetit të fundvitit dhe përfundimin e investimeve publike.

Ministria e Transporteve ka marrë 40 milionë dollarë më shumë fonde për kanalizimet dhe ujësjellësat, por edhe për menaxhimin e mbetjeve urbane. E dyta në radhë është Ministria e Mirëqënies Sociale, e cila përdor portofolin e shpërblimeve të pensionistëve.

Buxhetit të saj i janë shtuar 30 milionë dollarë. Shtesën tjetër më të madhe e ka marrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. 20 milionë dollarë më shumë nga buxheti do të shkojnë për financimin e rrugëve rajonale. Fondet për Arsimin, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen janë ulur, ndërsa është shtuar edhe një paketë për kulturën dhe artin që do të menaxhojë Ministria e Kulturës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange