Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për gati një orë e gjysmë kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me deputetin themelues të LIBRA-s Ben Blushi.
Dikur miq, sot armiq kryeministri Rama dhe deputeti Ben Blushi kanë folur me gjuhë të ashpër ndaj njëri tjetrit sot në seancën e interpelancës për shtyrjen pa afat të hapjes së negociatave me BE-në të kërkuar nga 7 deputetë.
Për këtë interpelancë foli vetëm Blushi, të cilin Rama e quajti dembel, kopje e Saliut, por ndryshe nga ky është njeri që të lë në rrugë dhe që nuk ka hallin e datës së integrimit por të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017.
? Më vjen keq për Nardin e Vangjelin që flasin përmes Benit, do të ishte më mirë origjinali sesa kopja? tha Rama.
Blushi iu drejtua me fjalor të ashpër: Disa herë e quajti frikacak njeri që ka feudalizuar krimin në Shqipëri sepse vetëm me votat e tyre mund të mbajë pushtetin
Ora News po sjell të zbardhur gjithë debatin e ashpër në Kuvend mes Ramës e Blushit, dikur miq por që sot janë rivalë
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-kundershtaret-e-integrimit-ne-parlament-rama-jeni-te-paditur/