Urimi i krishtlindjes nga imzot Xhorxh Frendo

2017-02-25 8

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrës imzot Xhorzh Frendo nga katedralja e Shën Palit ka përcjell urimin e krishtlindjes për të gjithë shqiptarët. Teksa ka kujtuar historinë e lindjes së Krishtit, vështirësitë e Marias dhe Jozefit, duke e paralelizuar me kohët e sotme, arqipeshkvi kërkon që të mos humbasë besimi.

Mbi padrejtësinë fitohet, duke parë tek Krishti shpalljen e barazisë themelore të të gjithë njerëzve. Në një shoqëri padrejtësie e dhune edhe sot, Ai predikon dinjitetin e personit, që kërkon t?i respektohet sidomos e drejta për jetën e jo vetëm kaq, por ajo për një jetë dinjitoze, e drejta për edukim dhe e drejta për formuar familje.?

Krahas urimit, imzot Xhorxh Frendo i është drejtuar edhe politikës me një mesazh.

Ne u gëzuam kur partitë politike ranë dakord për reformën në drejtësi ? ishte shenjë pjekurie politike, ..I nxisim të angazhohen edhe më shumë për të kontrolluar plagën e korrupsionit dhe të drogës, dhe të tregojnë më shumë kujdes për të varfrit, që janë gjithmonë në zemrën e Krishtit.

Për herë të parë këtë vit në ditën e Krishtlindjes, në katedrale nuk do të zhvillohet pritje, me politikanë , por një dreke me njerëzit në nevojë.

Tv Klan