LEZHË- Një grabitje e një makine nga një hajdut është shndërruar gati në një film hollivudi për shkak të skenave që pasuan. Një 20-vjeçar nga Lezha i quajtur Aldi Lleshaj 20-vjeç grabiti një makinë tip, Porsche, por policia e pikasi dhe iu vu në ndjekje. I riu qëlloi në drejtim të policisë duke plagosur në kokë efektivin Nikolin Gjergji. Ky zhvillim ngriti në këmbë Policinë e Shtetit e cila angazhoi specialet e deri helikopter për kapjen e grabitësit. Me një video si më poshtë, Policia dëshmoi dhe aksionin e arrestimit të grabitësi, i cili përfundoi në pranga i plagosur. Gjithçka ndodhi në harkun kohor të 90 minutave, ndërsa Shqiptarja.com sjell zhvillimet hap pas hapi, foto të autorit si dhe operacionin.
Autori i maskuar dhe i armatosur Aldi Lleshaj 20-vjeç grabiti një makinë rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.
Makina e grabitur është 'Porsche Cayenne' me targa AA 870 II, brenda së cilës kishte një shumë parash, ndërsa policia ka qenë vetëm 300 metra larg vendit të grabitjes në postobllok.