Blushi interpelancë me Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ben Blushi dhe Edi Rama janë përballur per here te pare ne sallën e parlamentit qe prej krijimit te partisë se re te Blushit, partisë Libra. Ne interpelancën e firmosur nga 7 deputete te partive te ndryshme, Blushi ka akuzuar qeverinë se la Shqipërinë pa nje date per negociatat per shkak se dështoi me reformat, por kryeministri Rama i ka kujtuar se vettingu është i vetmi kusht qe shtyu hapjen e negociatave. Interpelanca u shoqërua edhe me fyerje ne nje moment qe kryeministri u largua nga salla e seancave. Per Blushin nje prej arsyeve kryesore per bllokimin e integrimit është lidhja e kryeministrit Rama dhe qeverise me krimin; duke përmendur Lulzim Berishen, Elvis Rroshin, Arben Ndoken, Mark Frrokun e Klement Balilin. Por kryeministri Edi Rama mbrojti reformat e qeverise, duke sjelle ne vëmendje se fale tyre vendi mori statusin e kandidatit.