LEZHË- Një grabitje me armë zjarri mëngjesin e sotëm ka përfunduar me dy persona të plagosur, efektivin e policisë Nikolin Gjergji dhe autorin.
Autori i maskuar dhe i armatosur Aldi Lleshaj 20-vjeç grabiti një makinë rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.
Makina e grabitur është 'Porsche Cayenne' me targa AA 870 II, brenda së cilës kishte një shumë parash, ndërsa policia ka qenë vetëm 300 metra larg vendit të grabitjes në postobllok.