Nismëtari i ligjit të "Mbetjeve" deputeti socialist, Eduard Shalsi u shpreh sot se jemi të hapur për propozime konkrete nga deputëtët, grupet e interesit dhe Shoqëria Civile që ezaurojnë shqetësimet.
Shalsi tha se ka pasur debate dhe shqetësime në lidhje me këtë ligj nga deputetë të ndryshëm, nga PS dhe LSI, prandaj pret propozime për ligjin që ktheu Presidenti.
?Sot ka deputëtë të PS dhe LSI që mendojnë që mbi ndonjë pikë të argumenteve të Presidentit mund të reflektohet.
Por për pikë kryesore të Presidentit, dua të them se ligji nuk bie ndesh me direktivat e BE, pasi institucioni u shpreh mjaft qartë? tha ai.
Një nga propozimet konkrete që përmedi Shalsi ishte për raportin që duhet të ketë cdo biznes në trajtimin e mbetjeve të vendit dhe të huaja.
E ndërsa u shpreh se ligji do të mbetet pas Janarit 2017, ai theksoi se nuk shkelet asnjë procedurë parlamentare.