Report TV - Tahiri: Balili do arrestohet, s'ka rëndësi kujt partie i përket

2017-02-23 0

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri iu është kundërpërgjigjur akuzave të ish- deputetit socialist se Klemend Balili nuk arrestohet sepse është i LSI.

Për ministrin Tahiri, deputeti Blushi është një kopje e ish- kryeministrit Berisha, por ndryshimi i vetëm që ka me të sipas Tahirit, është fakti që Berisha pretendon se Balili është pjesë e qeverisë Rama. Ai ka dekaruar se Klement Balili do të arrestohet dhe se nuk është aspak e rëndësishme se kujt partie politike i përket.

"Klement Balili do të arrestohet. Kjo është mënyra jonë se si ne e bëjmë ligjin. Nuk është e rëndësishme se kujt partie politike i përket. Ky është dallimi që ka qeveria jonë me qeverinë e dikurshme", u shpreh Tahiri.

Akuzave të njëpasnjëshme nga opozita se i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit, Klemend Balili është marrë në mbrojtje nga Policia Shqiptare dhe si ai është njoftuar nga uniformat blu për aksionin për kapjen e tij, Tahiri iu është përgjigjur se kjo ka qenë mënyra e funksionimit të qeverisë së aso kohe, por që me ardhjen e kësaj qeverie kjo gjë nuk ndodh më.