http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i akuzuar për atentatin me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale, vijon të jetë lirë. Edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjecari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t?i shpëtojë policëve. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës. Uniformat blu kane ngritur postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21-vjecarin. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy policët që e shoqëronin u treguan të pakujdesshëm dhe janë ndaluar me pas nga kolegët e tyre. Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ?Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë?, ?Shkatërrim i pronës me eksploziv?, ?Vjedhje me dhunë? dhe ?Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake?. Pula u prangos te mërkurën sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë. Sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk të Krujës.