Krujë- Vetëm pak orë pas arrestimit nga policia Edison Pula ka arritur që të arratiset duke u shpëtuar efektivëve.
21-vjeçari u arrestua sot paradite për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ndërsa sonte në mbrëmje u arratis gjatë transferimit nga Fushë- Kruja në komisariatin e Krujës.
SHÇBA-ja po verifikon shkeljen e rregullave të Shërbimit nga Punonjësit e Policisë që kanë qenë me detyrë për shoqërimin e shtetasit të mësipërm" deklaron policia.
FNSH, RENEA dhe policia lokale kanë nisur operacionin në Tiranë, Durrës dhe Krujë duke ngritur postblloqe për të vendosur në pranga të shumëkërkuarin, Edison Pula.
Edison Pula akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë.
Policia e Krujës sot arrestoi Edison Pulën dhe 8 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pas tentativës për vrasje me eksploziv ndaj Gentian Bejtjës më 19 shtator të këtij viti.