Report TV - Kardinal Ernest Troshani: Politika të bashkohet për popullin

2017-02-23 0

Seanca e sotme plenare është nisur ndryshe nga herët e tjera.

Kardinali Ernest Troshani ka qenë i ftuari special në Kuvend. Në fjalën e tij, Kardinali Ernest Troshani u është drejtuar deputetëve të pranishëm në sallë që të mos harrojnë misionin e tyre,të jenë në shërbim të popullit. Ai ka ftuar të gjithë politikanët të bëhen bashkë për të mirën e popullit, pasi politika është shërbim dhe jo përfitim vetjak.

?Kujtoni se jeni me mision shumë të lartë e mos harroni nevojat e popullit. Bëni që politika të jetë shërbim e jo përfitim dhe vetëm atëherë do të keni respektin e popullit?, u shpreh Kardinali.

Emërimi nga Papa Françesku në tetor të këtij viti, për të është një nderim që i është bërë shtetit shqiptar dhe më pas atij.
Në mbyllje të fjalimit të tij ai është duartrokitur nga të gjithë deputetët e pranishëm në sallë. Ai u përcoll nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.