Lezhë- Një punonjës policie është plagosur, pasi është qëlluar me një plumb në kokë gjatë një operacioni për të arrestuar një person të armatosur që kishte kryer një grabitje.
Autori i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një makinë në rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.
Makina e grabitur është me targa AA 870 II, ndërsa autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë, i cili është transportuar në drejtim të spitalit Ushtarak Tiranë.
Policia ka bllokuar mjetin e grabitur dhe ka rrethuar autorin ne Fushe -Gjorme i cili është me arme në dorë.
Në ndihmë të policisë së Lezhës janë nisur grupe me forcat Renea dhe një helikopter.
Sipas burimeve dyshohet se brenda mjetit kishte dhe një sasi parash ndërsa raportohet se policia ishte në postbllok 300 metra larg vendit ku ndodhi grabitja.