Durrës- Policia ka arrestuar drejtorin e burgut Astrit Kotaj, pasi akuzohet se në bashkëpunim me juristin kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit në burg të të dënuarit Lulëzim Berisha.
Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se i dënuari Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.
Prokuroria e Durrësit nxori urdhër arrestin për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe Teodor Labi të dyshuar për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Falsifikimit të dokumenteve?, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.