Report TV - Krujë, anëtari i bandës së Niklës i shpëton policisë dhe arratiset

2017-02-23 5

Krujë- Vetëm pak orë pas arrestimit nga policia Edison Pula ka arritur që të arratiset duke u shpëtuar efektivëve.

21-vjeçari u arrestua sot paradite për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ndërsa sonte në mbrëmje u arratis gjatë transferimit nga Fushë- Kruja në komisariatin e Krujës.

Duke përfituar nga pakujdesia e dy punonjësve të policisë, në momentin e transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës, Edison Pula ka kapërcyer murin rrethues dhe është arratisur.

Sipas të dhënave të para mësohet se Edison Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga furgoni, teksa po futej në dhomën e izolimit.