Report TV - Arrestimi i drejtorit të burgut avokati: Absurde, show politik!

2017-02-23 0

Avokati Ahmet Cani, i drejtorit të burgut Astrit Kotaj që u arrestua mbrëmjen e sotme pasi akuzohet se ka llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën në burg të të dënuarit Lulëzim Berisha, është shprehur në një lidhje telefonike për Report Tv se ky arresim ka një prapavijë të pastër politike.

Cani është shprehur se arrestimi i tij është kryer në fshehtësi të plotë nga gjykata. Ai ka deklaruar se Lulëzim Berishën nuk e ka liruar burgu por gjykata.

??Ai është thirrur dje në paninë time në organin e akuzës. Në fshehtësi të plotë, i është kërkuar gjykatës të merret masa arrest me burg. Ky është një absurd pasi nuk është në praktikën e gjykatave, që të kërkohet menjëhërë masa e arrestit. Kjo është një prapavijë e pastër politike??, është shprehur avokati për Report Tv.