Stop - Skandali gjyqesor: Kur Gjykata e larte te denon me kanun! (21 dhjetor 2016)

2017-02-23 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kole Mark Lushi i ditelindjes 1930 nga fshati Gojan tregon per ?Stop? nje histori te rralle. Ne vitin 1981 eshte pyetur nga dega e brendshme e kohes, nese shtetasi Frrok Gjin Kola ka perdorur nje shprehje. Pas pohimit, Frroku u denua me 9 vjet heqje lirie. Por denoncuesi i kesaj historie thote, se kurre nuk e ka spiunuar viktimen. Historia nuk perfundoi aty. Djemte e Frrok Gjin Koles pas 36 vjetesh, e hedhin ne gjyq te moshuarin dhe i kerkojne 3 milione leke te vjetra demshperblim per spiunimin e babait. Dhe si per te permbyllur absurdin Gjykata e Larte vendos qe te paguhet kjo shume prej 3 milione lekesh...!?

Kolë Mark Lushi i ditëlindjes 1930 nga fshati Gojan tregon për emisionin ?STOP? një histori të rrallë. Në vitin 1981 është pyetur nga Dega e Brendshme e kohës, nëse shtetasi Frrok Gjin Kola ka përdorur një shprehje, e cila për kohën ka qenë në ?listën e zezë të fjalëve?. Pas pohimit, Frroku u dënua me 9 vjet heqje lirie. Por denoncuesi i kësaj historie thotë, se kurrë nuk e ka spiunuar viktimën.

?Në vitin 1981 më ka dalë një problem nga Frrok Gjin Kola. Kam qenë roje e repartit dhe ai ka ardhur me dhjetë vetë të tjerë, i kam hapur derën e repartit.

Çfarë ishin këto dhjetë persona?
Ishin fshatar, kishin ardhur për të bërë pastrim brënda repartit.

I fute brenda?
Shkova i hapa derën dhe u thashë mirëseerdhët. Frrok Gjin Kola ka thënë se ti je burrë i mirë se këtu është derë e madhe me hy dhe derë e vogël me dal. I kam thënë: ec se nuk je më i mirë se këta shokët.

Dhe që këtu filloi problemi për ty?
Po që këtu filloi. Pas pesë javësh më ka ardhur letra e Degës së Brendshme për të shkuar në Hetuesi, për një problem.

Çfarë pyetje të bënë në degë?
Dega mua më tha: A të ka thënë Frrok Gjin Kola se është dera e madhe me hy apo derë e vogël me dal? I kam thënë që po ëështë e vërtetë, ma ka thënë.

Po degës kush ia kishte dërguar informacionin që Frroku të tha atë shprehje?
Unë nuk kam ditur asgjë se kush i ka çuar dokumentin e thënies së Frrokut. Kanë qenë shokët e tij që e kanë çuar.

Domethënë nuk e ke spiunuar ti?
Jo, jo, jo.?

Historia nuk përfundoi aty. Djemtë e Frrok Gjin Kolës pas 36 vjetësh, e hedhin në gjyq të moshuarin dhe i kërkojnë 3 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim për spiunimin e babait. Dhe si për të përmbyllur absurdin Gjykata e Lartë vendos që të paguhet kjo shumë prej 3 milionë lekësh.

?Jam detyruar prej Gjykatës së Lartë, kam marrë lekët në bankë për t?i dhënë këto lekë, sipas vendimit të gjykatës. Unë kërkoj që të më kthehet e drejta ime, a i kam borxh, a si kam borxh, se nuk kam marrëdhënie kurrë me ta.?

Free Traffic Exchange