Ora News –TAP, rinegocimi, efekti pozitiv është mbi 80 milion euro shtesë

2017-02-23 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka rinegociuar marrëveshjen me gazsjellësin TAP nga ku do të përfitojë 88.1 milion euro. Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori menaxherial i TAP dhe Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili tha se tashmë dyfishohen fondet për investime.
Projekti i gazsjellësit TAP do ti sjellë Shqipërisë një total prej 88.1 mln euro, kjo për shkak të marëveshjes së rinegocimit.
Në firmosjen e marrëveshjes, Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri tha se përmes kësaj marrëveshje do të ketë dyfishim të fondit të investimeve.
Damian Gjiknuri: Kjo marrëveshje e amenduar i krijon mundësinë Shqipërisë që të trajtohet tashmë në mënyrën e duhur dhe të ribalancojë angazhimet e saj kontraktuale si vend pritës i gazsjellësit duke maksimalizuar përfitimet. Qeveria e Shqipërisë mirëpret angazhimin e TAP për vazhdimin e projekteve të investimit në dobi të komuniteteve lokale, në infrastrukturën energjitike dhe atë të transportit.
Ian Bradshaw, drejtor menaxherial i TAP tha se nga kjo marrëveshje përfiton Shqipëria, e cila tashmë është bërë pjesë e një projekti të madh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tap-rinegocimi-efekti-pozitiv-eshte-mbi-80-milion-euro-shtese/

Free Traffic Exchange