Pa kaluar 24 orë nga transmetimi në emisionin ?Stop?, në Televizionin Klan, policia ka arrestuar efektivin e Pikës Kufitare, në Morinë, 45-vjeçarin Naim Beluli.
Sipas njoftimit zyrtar arrestimi është bërë pasi ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 5.000 lekësh, prej një shtetasi nga Kosova, i cili po kalonte kufirin me mjetin e vet. Ndalimi i policit u bë nga SHÇBA, ndërsa akuzohet për ?Korrupsioni pasiv?.
Qytetari kishte të ngarkuar në makinën e tij, disa rroba dhe dy televizorë të vjetër, por polici i pikës doganore i kërkoi atij të shkarkojë mallin.
Polici, për t?i marrë atë që kërkonte, e vë në ?sedër? qytetarin duke përdorur shprehjen ?A je shqiptar a çfarë je??!/ tvklan.al