Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News, denoncoi mbrëmjen e sotme një skandal të indiferencës së institucioneve shtetërore sa i takon personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Prej vitesh familja 8 anëtarëshe e Suzana Balliut jetojnë në ankth dhe pasiguri.
Nipi i saj 14-vjeç, Bajram Gashi,që vuan nga probleme të shëndetit mendor dhunon gjyshen dhe familjarët e tjerë.
I mituri përbën rrezik serioz edhe për komunitetin e asaj lagjeje. Banorët tregojnë se nuk guxojnë të lënë fëmijët jashtë nga frika.
Gjyshja Suzana e cila e ka rritur vetë nipin, pasi nëna e tij është e sëmurë, tregon burokracitë e institucioneve të cilat bëjnë ping-pong me përgjegjësitë dhe nuk e shtrojnë në spital.
Mjekja e qendrës shëndetësore nr 3 jep i jep fletë shtrimi. Mjeku në psikiatrinë për fëmijë nuk ja shtron se thotë duhet ta sjellë policia dhe ambulanca.
Gjyshja njofton ambulancën dhe policinë dhe e dërgojnë në spital.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-denoncon-skandalin-e-nje-krimi-qe-askush-nuk-e-ndaloi/