Report TV - Dekriminalizimi, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri kundër prokurorisë: Vendim Absurd!

2017-02-23 1

Deputeti i LSI, Shkëlqim Selami në një dalje për mediat për t?iu përgjigjur interesit të gazetarëve ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërsa ka deklaruar se mandatin nuk ia heq dot asnjë njeri, pasi është i pastër.

Selami ka akuzuar se gjithçka që po bëhet në lidhje me të ardhmen e mandatit të tij ka prapavijë të fortë politike.

TIRANË-Deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri ka reaguar sot ndaj vendimit të Prokurorisë për pezullim nga funksionet e deputetit për shkak të një gjyqi në Itali. Sipas deputetit, vendimi i prokurorisë ishte i paarsyeshëm dhe absurd.

Në një prononcim sot për median Tahiri thotë se dje kishte mësuar që ishte dënuar në Itali për një patentë false. Sipas tij, kjo nuk është e arsyeshme për të hequr mandatin e tij si deputet dhe siç thekson Tahiri, kjo gjë nuk ka aspak lidhje me ligjin per dekriminalizimin.

Free Traffic Exchange