Ora News - Digjet palestra në katin e 10 të një pallati pranë Liceut Artistik

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Papfingoja e një pallati ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë, e përshtatur si palestër personale, është përfshirë nga flakët mesditën e së mërkurës.

Nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj tha për Ora News se flakët janë favorizuar si pasojë e strukturës së papafingos nga druri dhe plastika.

Sipas drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës janë dashur më shumë se 40 minuta për të venë në kontroll flakët.

Goxhaj: Kanë bërë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe nuk kanë lejuar hapjen e tyre në banesa të tjera. Dëme në njerëz nuk kemi. Vetëm forca zjarrfikësve kanë qenë rreth 20.

Shkëlqim Goxhaj thekson se shërbimi që ai drejton është lajmëruar shumë vonë ndërkohë që shpërthimi i zjarrit ishte i madh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-zjarr-ne-nje-pallat-prane-rruges-se-elbasanit/

Free Traffic Exchange