Ora News –Manjani: Keqardhje që nuk u pranua amnistia për të sëmuret në prag vdekje

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur keqardhje që nga Komisioni i Ligjeve nuk u pranua që nga amnistia e fundit të përfitonin edhe 15 të dënuar me patologji malinje. Deklarata e Manjanit u bë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ku Ministri i Drejtësisë i bëri thirrje gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve të jenë më të vëmendshëm ndaj këtij institucioni.
Një ditë pas miratimit të amnistisë në Komisionin e Ligjeve, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur keqardhje që nuk u pranua edhe për ata të dënuar që janë të sëmurë.
Manjani ka deklaruar se janë ngritur alibira dhe akuza të paqena nga opozita.
Manjani: ?Bëhet fjalë për 15 të dënuar me sëmundje malinje.Është vendi të them që ndihem i keqardhur nga diskutimet e djeshme në komisionet parlamentare për çështjen e mospranimit për të amnistuar të sëmurët me patologji malinje dhe që janë në faze terminale të konstatuara nga ky shërbim dhe të ngremë alibira dhe akuza të paqena, unë këtë nuk e kam pranuar dhe nuk kam ndërmend ta pranoj?.
I pyetur për polemikat e kësaj amnistie, Manjani tha se nuk donte të jepte një përgjigje në morg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-keqardhje-nuk-u-pranua-amnistia-per-te-semuret-e-pasheruar/

Free Traffic Exchange