http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e aksionit të Policisë së Shtetit, asaj bashkiake dhe shërbimit zjarrfikës për heqjen nga qarkullimi të fishekzjarrëve të rrezikshme. Masat e marra nga policia bëhen pasi çdo vit me qindra persona kryesisht të mitur mbeten të lënduar nga përdorimi i fishekzjarrëve të rrezikshme me përmbajtje eksplozivi.?Nga kontrollet e ushtruara janë bllokuar 700 fishekzjarrë me fuqi të madhe. Kontrolli do të vazhdojë deri në përfundim të festave. Apeli jonë për prindërit është që ti mbajnë sa më larg fëmijët nga këto mjete të rrezikshme. ?Kontrolle ka pasur dhe për ruajtjen e tyre në magazina kjo për shkak të materialit të djegshëm lehtë. Nga ana tjetër tregtarët janë udhëzuar që të bëjnë shitjen e këtyre materialeve sipas grupmoshave dhe me praninë e personave të autorizuar për fëmijët.