KLGJ dhe KLP në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike kërkon shpalljen antikushtetues te nje tjetër ligji te reformës ne drejtësi. Nje dite para se te merret vendimi per vettingun përfaqësuesit e PD kane depozituar ne Gjykatën Kushtetuese ankimin kundër ligjit per organet e qeverisjes te sistemit te drejtësisë. Ky është ligji me voluminoz i reformës ne drejtësi me 291 nene dhe rregullon funksionimin e 5 institucioneve; e pavarësisht tentativave për t?iu lëne kohe palëve per negociata, edhe ky draft kaloi pa konsensusin e opozitës. Partia Demokratike gjykon se parashikimet ligjore per 2 institucione; Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë jane anti-kushtetuese. Ne mënyre specifike juristet e opozitës sqarojnë se formula e përcaktuar ne ligj per zgjedhjen e 5 anëtareve nga parlamenti ne te dy këto institucione është ne shkelje te ligjit themeltar te shtetit. Formula per zgjedhjen e 5 anëtareve nga parlamenti ne Këshillin e Larte Gjyqësor dhe ate te Prokurorisë, ishte pika e fundit qe u negociua mes partive politike ne 21 korrik e qe çoi ne miratimin me unanimitet te ndryshimeve kushtetuese. Kushtetuta përcakton se 2 anëtare zgjidhen nga avokatet, 2 nga trupa e pedagogeve dhe nje nga shoqëria civile. Ligji ka parashikuar si mekanizëm filtrimi nje komision te pavarur ad hoc i cili vlerëson dhe s?kualifikon kandidatet duke hartuar listën finale me 10 emra. Ky mekanizëm per opozitën është anti-kushtetues pasi ligji themeltar i shtetit parashikon kandidim te lire. Pas vettingut dhe ligjit per Prokurorinë Speciale, ligji per qeverisjen e sistemit te drejtësisë është ndoshta me i rëndësishmi i reformës ne drejtësi. Këshilli i Larte Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë janë dy institucionet qe emërojnë gjyqtaret dhe prokuroret e posaçëm qe do te luftojnë korrupsionin tek zyrtaret e larte, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund te ngrihet pa u ngritur Prokuroria e Posaçme. Ne rast se Gjykata Kushtetuese ndjek te njëjtën logjike si me vettingun dhe e pezullon; atëherë bllokohet edhe ngritja e strukturës se posaçme qe do te luftoje korrupsioni.