Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar nga Peza se falë menaxhimit të mirë të financave të Bashkisë është bërë i mundur investimi në disa zonave të kryeqytetit.
Gjatë inspektimeve të punimeve në rrugën Maknor-Kolje-Ledhë në Pezë, Veliaj është shprehur se për ta çdo ditë e vitit është një fillim i ri dhe një mundësi për të bërë disa gjëra të mira, edhe pse për disa të tjerë është fundi i vitit.