Kati i fundit i një pallati është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kryeqytet.
Zjarri ka rënë në papafingon e një pallati 10 katësh, në Rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik.
Siç mund të shihet edhe në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al, zjarri është i përmasave të mëdha.
Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrëfikëses dhe policia.
Kjo e fundit ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë, duke evakuuar banorët.