ISIS: Sulm Ambasadës Ruse në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-23 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti Islamik ka vene ne shënjestër te sulmeve ambasadën ruse ne Tirane. ISIS ka publikuar nje liste, ku përfshihen disa prej ambasadave te Rusisë neper bote me synimin per te inkurajuar mbështetësit e tij qe te godasin. Lajmi është publikuar nga te përditshmet britanike ?Daily Mail? dhe ?The Sun?, sipas te cilave lista është shpërndare nga ISIS si nje dokument PDF ne rrjetet sociale. Përveç selisë diplomatike ruse ne Tirane, ne liste përfshihen edhe ambasadat ne Azerbajxhan, Uganda, apo Iran. Ne internet është publikuar vendndodhja e tyre, si dhe numrat e kontaktit. Vetëm nje dite me pare policia shqiptare shtoi masat e sigurisë ne ambasadën ruse në Tiranë, pas sulmit qe i mori jeten ambasadorit rus ne Ankara, Andrei Karlov. Pranë selisë u vendos nje patrullë shtesë, ndërsa ne terren gjenden agjentë të antiterrorit dhe ata te shërbimit informativ. Autoritetet ruse kerkuan shtim te masave te sigurisë ne ambasadat ne vendet e huaja pas vrasjes se diplomatit. Turqia beson se pas sulmit qëndrojnë mbështetësit te klerikut turk qe jeton ne SHBA, Fetullah Gylen. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavushogli i telefonoi homologut amerikan John Kerry dhe deklaroi se organizata e Gylen ka gisht ne sulm. Megjithatë, disa media turke kane publikuar foto qe tregojnë se vrasësi i ambasadorit, 22-vjecari Mevlut Mert Altintas, ishte mbështetës i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan, pasi kishte marre pjese ne disa takime te partisë se tij AKP. Ai ka qene gjithashtu pjese e truprojave te presidentit ne javët qe pasuan grushtin e dështuar te shtetit ne muajin korrik.

Free Traffic Exchange