Grupi i të ashtuquajturit Shtet Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit me kamion të së hënës në tregun e Krishtlindjes në Berlin, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe të plagosur 49 të tjerë. Xhihadistët njoftuan autorësinë përmes agjencisë së tyre të lajmeve "Amaq".