Ora News - Dekriminalizimi, Mediu: Pretendimet për Tahirin s’janë të përfshira në ligj

2017-02-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se rasti i deputetit Dashamir Tahiri duhet të analizohet më tej nga KQZ dhe organet e tjera që janë të ngarkuara për zbatimin e ligjin të dekriminalizimit.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Mediu tha se dy çështjet që pretendohen ndaj tij nuk janë të përfshira në ligj.
Mediu: Kam kontaktuar me kolegun Dashamir Tahiri që është zgjedhur nga PDIU, është në opozitë ndryshe nga pjesa tjetër e grupit të PDIU. Në të dy çështjet që pretendohen karshi tij nuk janë të përfshira në ligjin e dekriminalizimit.Shpjegimi i tij është i thjeshtë, në momentin kur ka plotësuar deklaratën e dekriminalizimit nuk ka qenë në dijeni të një vendimi gjyqësor për një thyerje administrative, për një patentë që nuk ka qenë e rregullt në një kohë që vërtetimi i marrë më tej ka qenë i ligjshëm dhe flitet për 10 mijë lireta të falsifikuara që janë rreth 6 mijë lekë të vjetra që mund të bëjnë viktimë këdo. Duhet të ketë një thellim më tepër dhe të KQZ dhe institucioneve që duhet ta marrin në analizë. Me kolegun tjetër nuk kam pasur kontakt që ta pyes, por me Tahirin për shkak se jemi në opozitë sëbashku e kam pyetur dhe më ka dhënë këtë përgjigje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-mediu-pretendimet-per-tahirin-sjane-te-perfshira-ne-ligj/